Albspirit

Media/News/Publishing

Tifozi skocez bën simbolin e shqiponjës në stadiumin e Beogradit

Ndeshja Crvena Zvezda-Rangers, e vlefshme  për fazën e 1/8 të Ligës së Europës,  u shoqërua me incidente dhe probleme teksa huliganët serbë sulmuan tifozët skocezë një natë para ndeshjes në hotelin e tyre në Beograd. Ngjarja u përcoll në media teksa edhe në stadium gjatë ndeshjes kishte incidente dhe provokime në stadiumin “Maracana” të Beogradit. Tifozët miq ishin të rrethuar nga policia në stadium për të shmangur incidente të mëdha por një tifoz skocez zgjodhi një ide gjeniale për të provokuar serbët në pikën e tyre të dobët. Tifozi zgjodhi të bënte shqiponjën me duar, simbolin e njohur botërisht të shqiptarëve. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale teksa ka marrë dhe reagime të shumta, sigurisht mbështetëse nga shqiptarët dhe fyese nga serbët. Më poshtë edhe videoja kur skocezët shpërthejnë kur Kent barazon për Rangers në “Maracana”.

Please follow and like us: