Albspirit

Media/News/Publishing

Amarda Ekmekçiu: Ndryshimi nuk vjen me heshtje

Të shijosh një kafe për qejfin tënd e ta bësh gjumin rehat kur e vë kokën në jastëk, është njëmijëherë më e bukur se prici i reklamës suaj, se as pordhë nuk dini të shisni. Se kjo duket sa hapni gojën e veç dërdëllisni. Ju dogjën zorrët e barkut për gjuhën shqipe. Ju që mezi prisni të mbarojnë aktivitetet angari, që të keni kohë të lirë të kullosni sytë, se “delen mëmë” e keni lidh për qafe. Nuk ikën, aty lëpihet pas zoom-it krah jush, se nga brenda as që bëhet fjalë se ka qenë ndonjëherë.
Sa pështirosje kjo plastikë, kjo kalbësirë!
Me gishta numërohen heronjtë e vërtetë.
Të gjithë të tjerët, kujdesen të majmen me fondet e shtetit. Kujdesen të ndërtojnë keqas një pseudoemër.
Na u bë stomaku me shtëllunga resh.
Jemi mot i prishur përfundimisht. (po vjen era mendje e djegur) zgjuarsi hileqare e pa anë. Tradhëtarë-heronj të dekoruar nga tradhëtarët. Amanet drejtorët e drejtoreshat, anëtarët e bordeve drejtuese, super-visor e super… që mos them ndonjë fjalë tjetër tani. Thartirën e limonit të shtrydhur do ta ndjeni shpejt.
E ardhmja pa të ardhme ju përket.
Shtojcë për shoqet e mia që nuk duan të ngatërrohen me këto gjëra, mos bëjnë like as koment. Pastaj e ka fajin koha e qelbur që po jetojnë. Mos u ankoni më, por reagoni ashtu si duhet dhe aty ku duhet. Ndryshimi nuk vjen me heshtje.
Please follow and like us: