Presidenti ukrainas, Zelensky thotë se rrethimi i Mariupolit përfshin krime lufte nga forcat ruse.

14:57/Mbi 900 civilë të vrarë në Ukrainë, prej tyre 112 fëmijë

Zyra e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara thotë se më së paku 902 civilë janë vrarë në Ukrainë, sipas të dhënave të 19 marsit. Kjo organizatë shton se numri i të vrarëve është sigurisht më i lartë. Ukraine’s prosecutor general’s office said 112 children had been killed. Ndërsa, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës thotë se 112 fëmijë janë vrarë.

11:45/Cavusoglu: Ukraina dhe Rusia janë afër marrëveshjes për çështjet “kritike”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje për çështje “kritike”. Ai shtoi se shpresonte për një armëpushim, nëse të dy palët nuk tërhiqen nga përparimi i arritur deri më tani. Rusia nisi agresionin në Ukrainë më 24 shkurt dhe presidenti rus, Vladimir Putin, e quajti “operacion të posaçëm ushtarak”, që siç tha, ka për qëllim çarmatimin e Ukrainës dhe pastrimin e shtetit nga “nacionalistët e rrezikshëm”. Por, Perëndimi dhe Ukraina kanë thënë se Putini ka nisur një luftë të paprovokuar. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe ai rus, Sergei Lavrov, janë takuar në Antali të Turqisë më herët gjatë këtij muaji. Por, diskutimet nuk kanë dhënë ende ndonjë rezultat konkret. Por, Cavusoglu, që kishte qenë i pranishëm në bisedimet mes kryediplomatëve rusë dhe ukrainas, tha për të përditshme turke, Hurriyet se ka pasur “afrim të pozicioneve të të dyja palëve për tema të rëndësishme, për tema kritike”. “Ne mund të themi se kemi shpresë për një armëpushim, nëse të dyja palët nuk bëjnë hapa prapa nga pozicionet aktuale”, tha ai, duke mos dhënë detaje për cilat çështje bëhet fjalë. Ndërkaq, zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha për televizionin al Jazeera, se të dy palët kanë përafruar qëndrimet në katër çështje kyçe. Ai përmendi kërkesat ruse për Ukrainën që janë për të hequr dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, çmilitarizimi, atë që Rusia e ka quajtur “denazifikim” dhe mbrojtjen e gjuhës ruse në Ukrainë. Ukraina dhe Perëndimi kanë hedhur poshtë referencat ruse për “neo-nazistë” kur i referohet lidershipit ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike. Kalin tha se referenca të tilla janë fyese për Kievin, shkruan REL. Kievi dhe Moska kanë raportuar se kanë arritur progres gjatë bisedimeve javën e kaluar lidhur me formulën që do të garantonte sigurinë e Ukrainës, duke mbajtur jashtë NATO-n. Kalin tha se një marrëveshje e përhershme armëpushimi mund të arrihet vetëm në një takim midis Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por, ai tha se Putini mendon se pozicionet në “çështjet strategjike” për Krimenë dhe Donbasin nuk janë aq të përafruara sa të mbahet një takim. Rusia e ka aneksuar më 2014 Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, në luftën kundër forcave ukrainase. Turqia, që ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë, ka raporte të mira me dy shtetet dhe po tenton të ndërmjetësojë bisedimet e paqes. Turqia ka shprehur mbështetjen për Ukrainën, por ka refuzuar që të aplikojë sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës.

10:55/Ukraina: Rusia është përfshirë në gjenocid

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna ka akuzuar Rusinë për akte gjenocidi gjatë agresionit të saj në shtetin ukrainas. Ajo në një program për BBC thotë se ‘absolutisht beson’ që janë kryer akte të gjenocidit nga regjimi rus dhe se presidenti Putin dhe liderët e Kremlinit janë ‘kriminelë lufte’. Stefanishyna thotë se një numër i madh i viktimave civilë janë vrarë dhe plagosur gjatë agresionit rus, i cili ka qenë shumë më i ashpër sesa forcat e armatosura të Ukrainës. Ajo pretendon se ‘femrat janë dhunuar me orë të tëra dhe pastaj janë vrarë’ nga ushtarët rusë. Mirëpo, ajo u zotua se ‘Ukraina do të qëndrojë për aqsa ka nevojë’ dhe prokurori publik i vendit do të akuzojë trupat ruse të dyshuar për krime lufte, duke treguar se diku 2000 raste janë hapur. Zëvendëskryeministrja lavdoi liderin turk dhe izraelit për rolin e tyre për të gjetur marrëveshje paqësore, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje, e cila do të bënte që Rusia ta pretendojë si territor të saj, si ‘vijë e kuqe’ kjo në diskutime.

10:32/Rusia pohon sulmin e dytë me raketa hipersonike

Forcat ruse kanë kryer një sulm të dytë me raketa hipersonike kundër objektivave ukrainas, tha ministria ruse e mbrojtjes. Zyrtarët thanë se sulmi, duke përdorur sistemin e ri raketor Kinzhal të Rusisë, shkatërroi një vend depozitimi karburanti në jug të vendit. “Kinzhal… Raketat ballistike hipersonike shkatërruan një vend të madh magazinimi për karburantet dhe lubrifikantët e forcave të armatosura ukrainase afër vendbanimit Kostyantynivka në rajonin e Mykolaiv”, thanë zyrtarët. BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, megjithëse do të shënonte ditën e dytë radhazi, në të cilën Rusia ka shënjestruar vendet ukrainase me armë të tilla nëse është e vërtetë. Zyrtarët rusë thonë se Kinzhal mund të godasë një objektiv deri në 2,000 km (1,240 milje) larg dhe të fluturojë me shpejtësi prej më shumë se 6,000 km/h (3,728 mph).

08:15/Zyrtarët ukrainas: Rusia ka sulmuar një shkollë që strehonte 400 persona

Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë ku 400 persona po strehoheshin. Sulmi u tha se ka ndodhur të shtunën. Në një postim në Telegram, këshilli i qytetit tha se ndërtesa e shkollës është shkatërruar dhe se banorët janë nën rrënoja. Sipas zyrtarëve, gra, fëmijë dhe të moshuar kanë qenë duke u strehuar në këtë shkollë. Ende nuk ka njoftime për viktimat e mundshme nga ky sulm. Për shkak të vështirësive në komunikim me qytetin e rrethuar të Mariupolit, ky lajm nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

08:00/Zelensky: Terrori i Mariupolit do të hyjë në histori

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dënoi bombardimet e pandërprera të Rusisë në Mariupol, qytetin port të rrethuar nga trupat ruse në juglindje. Ai në një video fjalim të mbrëmshëm, pretendoi se forcat ruse në këtë qytet do të hyn në histori si përgjegjëse për krimet e luftës. “Të bësh këtë ndaj një qyteti paqësor, ajo që bënë pushtuesit, është një terror që do të mbahet mend për shekujt e ardhshëm”, tha ai. Për më shumë se dy javë, qyteti ka parë bombardime të shpeshta që kanë ndërprerë të gjithë energjinë elektrike, gazin, ujin dhe furnizimet e tjera. Sulmet ruse kanë goditur strehimoret e civilëve, një spital për fëmijë dhe maternitet, si dhe disa ndërtesa banimi. Të enjten, një bombë ra në një teatër ku ishin strehuar qindra njerëz. Më shumë se 2,400 njerëz thuhet se janë vrarë në këtë qytet; ka varre masive dhe trupa në rrugë. Forcat ruse kanë avancuar më thellë në qytet. Së bashku me bombardimet ajrore, tani ka edhe raporte për luftime intensive në rrugë. Të shtunën, një zyrtar i lartë i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar i tha BBC-së, se Rusia po përdor një strategji të gërryerjes në Ukrainë.

07:55/Australia njofton për ndihmë shtesë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, më 20 mars bëri të ditur për ndihmën shtesë ushtarake humanitare dhe ushtarake që shteti i tij do t’i japë Ukrainës, teksa njoftoi se do të vendosë ndalesë të menjëhershme në eksportet ruse të aluminit dhe mineraleve të aluminit. “Është e qartë se nevoja e Ukrainës për ndihmë ushtarake mbetet urgjente dhe do të vazhdojë”, tha zyra e Morrison përmes një deklarate për media.

Ndihma ushtarake: Paketa përfshin 15.3 milionë dollarë amerikanë në ndihmë të mbrojtjes ushtarake për Forcat e Armatosura ukrainase, duke e sjellë në 66.3 milionë dollarë ndihmën ushtarake të ofruar nga Australia. Morrison tha se ndihma do të përfshijë municion dhe pancirë.

Ndihma humanitare: Qeveria australiane tha se do të dhurojë 21.8 milionë dollarë amerikanë ndihmë humanitare që do të përqendrohet në “mbrojtjen e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara”.