Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Rama: Putini lahet në një det gjaku

Mbrëmë pashë një zhgjëndër
Putini lahej në një det gjaku,
vinte rrotull si në Ferrin dantesk,
luante dhe brohoriste misilet supersonik
që shkonin të mbillnin vdekjen.
Mbrëmë pashë një zhgjëndër
Putini lutej me Kirillin përballë
patriarku i lumtur e bekonte për lumenjtë e gjakut,
e Putini lutej e lutej që ky det të bëhej oqean
të bëhej një perandori gjaku në mes të paqes së botës
që Carët e vdekur të zgjohen
të shohin se vetëm gjaku e bën të madhe Rusinë.
Mbrëmë pashë një zgjëndër
ku një varg i pafund vajtojcash
veshur në zi
ulërinin gjëmën e madhe të botës,
një shi i tmerrshëm bombash binte mbi Ukrahinë
njëlloj si në Çeçeni e Alep,
atje ku Putini ngre tempullin e tij të krimit e të gjakut
me një Guernikë të re.
Mbrëmë pashë një zhgjëndër me trëndafilë gjaku…
Please follow and like us: