Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: NJË GRUAJE…

Brazdave të dhimbjes
përzíshëm,
Ti mbjell trëndafila.
Lufton pareshtur
Vringëllimash
Buçimave të shpirtit.
Liqejve, syve të tu,
Mbytet dhe pikëllim i fundit
E ngjall një shpresë
Oaz shkretëtirash..
Oh, ç’forcë!
Kjo zemër gruaje,
Me duar të hajthme,
Përmes trëndafilash.
Please follow and like us: