Albspirit

Media/News/Publishing

Zija Saraçi: Pjesëmarrja ime në Festivalin e Saint Vincent

Pjesëmarrja ime në Festivalin e Saint Vincent si dhe në “Accademia del Canto” të Saint Vincent në Val D’Aosta, ishte një hap kurajoz, një sfidë brënda shpirtit rrebel, për realizimin e mëtejshëm si artist.
Nisi në mes të Janarit që zgjati për gati 6 muaj deri më 22-24 Qershor ku zhvillua dhe Finalissima. Në këtë Festival u përfshinë pedagogë të famshëm të Cantos Italiane si Luca Pitteri, Grazia de Michele Gabriella Scalise të emisionit “Amici” me Maria de Filipi të Mediaset-5. Ish hera e parë që në veprimtari të përmasave të tilla në Itali, përveç këngës italiane dhe angleze të këndohet dhe të pritet me suksesë kënga e bukur shqiptare “Kënga e Marinarit”.
Qëllimi kryesor i kësaj pjesëmarrjeje ishte tendenca ime për t’u realizuar jo vetëm si këngëtar, por edhe në funksion të realizimit të projekteve në vendin tim, në drejtim të përzgjedhjes, mësimdhënies dhe ngjitjes në skenë të talenteve të vërteta sipas mënyrës sime.
Marrja e diplomës së pjesëmarrjes në “Accademia di Saint Vincent”, të cilën ma dorëzoi mjeshtri në foto Luca Pitteri, ishte një kompletim profesional, që iu bashkua studimeve të mia autodidakte dhe përvojës sime 45-vjeçare.

Please follow and like us: