Albspirit

Media/News/Publishing

Oligarkët diskutojnë skenarët për të rrëzuar Putinin

“Dyshohet se oligarkë ruse po përpiqen të krijojnë skenarë për rrëzimin e Vladimir Putin nga pushteti”, shkruajnë mediat e huaja. Sipas inteligjencës ukrainase, oligarku Peter Avend është takuar me oligarkun Alexandër Maskevich, ndërsa mendohet se kanë shprehur shqetësimet e tyre për politikat e Putin dhe në këtë mënyrë synojnë largimin e presidentit rus. Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi se një njoftim për shtyp është bërë nga shërbimi për shtyp i Drejtorisë kryesore të spiunazhit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku është njoftuar takimi i oligarkëve. Ndërkohë Aven ka theksuar se oligarkët rusë janë jashtëzakonisht të mërzitur nga politika e Putinit. Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe disa biznesmenëve për shkak të luftës në Ukrainë kanë dëmtuar rëndë asetet e miliarderëve rusë. “Kompanitë e mëdha ruse janë tashmë të gatshme të ndërmarrin hapa radikalë. Disa oligarkë po diskutojnë madje edhe largimin fizik të Putinit”, thanë burimet e inteligjencës. /BW

Please follow and like us: