Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Muzgu

Muzgu është lodhja e ditës
me këmishën e djersitur
këpucët që pushojnë te shkallët
në kokërr të shpinës
rruga nga vjen gjumi
me pizhamet e rrites
është puthje muzgu
në faqen e mamit
për ëndrrën e mirë.
Please follow and like us: