Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Qindra ushtarakë shkojnë për dhjamë qeni/Ukraina shkatërron luftanijen ruse

Një luftanije ruse zbarkimi dhe dy mjete të tjera mbështetëse janë sulmuar dhe dëmtuar në qytetin-port të pushtuar të Ukrainës, Berdiansk, njoftonin autoritetet e Kievit. Ushtria ukrainës postoi pamjet mëngjesin e sotëm duke thënë se luftanija Orsk ishte goditur nga forcat e saj, pa dhënë detaje se çfarë e kishte shkaktuar shpërthimin apo zjarrin e dukshëm në bordin e mjetit. Berdiansk gjendet në perëndim të portit të rrethuar të Mariupol, i cili ishte sulmuar qe në ditën e katërt të nisjes së avancimit rus në Ukrainë. Rusia thotë se e ka përdorur atë për transportin e pajisjeve për trupat e saj.

Më herët mediat ruse pasqyronin mbërrijten e luftanijes Orsk në Berdyansk si një ngjarje madhore dhe si “hera e parë që një luftanje ruse ankorohet aty.

Pamjet me dron të filmuara nga gazetari rus Murad Gazdiev tregonin mjetet e blinduara që zbarkonin nga  porti Orsk që do të përdoreshin për asistencë në oepracionet e ushtrisë, thuhej në raportimin televiziv.

Në videon e postuar sot, tregoheshin shpërthime dhe një zjarr në portin në fjalë.

Zyrtarët thanë se Orsk ishte shkatërruar dhe zjarri ishte përhapur në anije të tjera dhe një depo municioni në port. Në pamje shiheshin gjithashtu dy anije që lundronin me shpejtësi duke u larguar nga porti.

Please follow and like us: