Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: FËMINORE

I trembem vetmisë kësaj nate.
I trembem gjithçkaje..
Më trembin keqas edhe përrallat e hershme të gjyshes,
historitë e çuditshme…
Dikur, flija me to.
Tani,
pa gjyshen më bëhen të gjalla.
Më lënë pa gjumë.
Ç’përralla të frikshme!..
Please follow and like us: