Albspirit

Media/News/Publishing

Policia e Zyrihut ofron 10,000 franga për informacion mbi vrasjen në Zvicër

Rifillimi i hetimeve për shkak të deliktit të vrasjes të vitit 1999 në Schlieren. Është caktuar shpërblim.

 Më 3 nëntor 1999, në Schlieren, u plagos për vdekje nga të shtënat me armë zjarri në atë kohë një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Në bazë të njohurive më të reja, Policia e Kantonit të Zyrihut ka rifilluar hetimet dhe ka caktuar një shpërblim.

Të mërkurën në mbrëmje të datës 3 nëntor 1999 një person i panjohur në Schlieren shtiu në drejtim të një 20-vjeçari dhe të shoqëruesit të tij 22-vjeçar. Nga të shtënat personi 20 -vjeçar u vra, ndërsa shoqëruesi i tij u plagos. Viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Kantonin e Solothurnit.

Si i dyshimtë u identifikua një person 18-vjeçar, shtetas i Shqipërisë. Për këtë shkak ai u burgos në Itali në vitin 2000 dhe u ekstradua në Zvicër në 2002. Në mungesë të provave të mjaftueshme, procesi ndaj tij u pezullua më 2003. Hetimet e deritashme nxorën në pah se vepra të ndryshme penale u bënë, me gjasë, nga persona të rrethit të të dyshuarit dhe të viktimës. Ekziston dyshimi se personat e përfshirë dhe të marrë në pyetje janë kufizuar vetëdijshëm në dhënien e informatave mbi vrasësin dhe motivin e tij me qëllim që të mos e ngarkojnë veten e tyre. Sot, përveç deliktit të vrasjes, deliktet e tjera janë parashkruar. Policia e Kantonit të Zyrihut ka rifilluar sërish hetimet për këtë rast dhe për informacione relevante gjyqësore ka caktuar shpërblimin prej 10’000 frangash zvicerane.

 Thirrje dëshmitarëve

Personat nga rrethi i atëhershëm i pjesëmarrësve, me njohuri mbi aktin dhe motivin, luten të vihen në lidhje me Policinë e Kantonit të Zyrihut, E-mail kripo@kapo.zh.ch. Për informacione të vlefshme gjyqësore mbi autorin e vrasjes, është vendosur shpërblimi prej 10’000 Fr.

Please follow and like us: