Albspirit

Media/News/Publishing

Vritet një tjetër gjeneral rus në luftimet në Kherson

Ushtria ukrainase thotë se forcat e saj kanë vrarë gjeneralejtnant rus Yakov Rezantsev gjatë luftimeve në Chornobaiivka, në rajonin Kherson në jug të Ukrainës. Ushtria tha se Rezantsez ishte komandant i Ushtrisë së 49-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Federatës Ruse. Ministria ruse e mbrojtjes nuk e ka komentuar pretendimin ukrainas. Deri më tani, rreth gjashtë gjeneralë rusë besohet se janë vrarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë, si dhe një zëvendës komandant i flotës së Detit të Zi.

Please follow and like us: