Albspirit

Media/News/Publishing

Pirro Millona: In memoriam, Andon Zako Çajupi


Në përvjetorin e datëlindjes së poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Andon Zako Çajupi!
…Mëngjes herët, mora rrugën për te busti i Rilindasit të madh, Poetit Andon Zako Çajupi. Është datëlindja e tij e 156-të
U mblodhën shumë pjesëmarrës nga Zagoria.
Na priti Mitro Saqellari, nënrkyetari i Shoqatës “Zagoria” me koktelin e zakonshëm, dikujt një gotë raki, dikujt nje gotë verë, apo edhe një gotë shampanjë.
Edhe buqetat me lule nuk munguan. Fotografitë e rastit dhe ceremoninë e hapi z. Pirro Loli, i cili mban titullin “Mjeshtër i Madh”. Tepër interesant në thënjet e z. Pirro Loli. Pastaj fjalën e mori profesoresha, znj. Eva Qorri. Edhe fjala e profesor Stavri Trakos u prit me interes. Secili nga folësit si znj. Evanthi Loli, përmendi vlerat e poetit te madh të Rilindjes Kombëtare. Po kështu me interes u prit edhe fjala e znj. Sofika Gjici (Hodo), Interesant ishte recitimi i nje poezie të Çajupit, nga një kalimtar i rastit.
Në këtë event nuk munguan edhe vëllezërit Harallamb dhe Jorgo Qirko, Harrillo Bita dhe pjestarë të tjerë nga zona e Zagorisë…
Pastaj festimit shumë pjesëmarrës u drejtuan në lokalin “Gjakova”, ku u shtrua një drekë për këtë përvjetor.
Kuptohet dollia ishte e pranishme dhe pastaj nuk mungoi kënga labe, nga grupi polifonik me marrës Miço Duri dhe Arqile Nika.
Fjalën e morri z. Mitro Saqellari dhe kërkoi të zgjidhej kryesia e re e shoqatës “Zagoria”.
Me votim të hapur u propozuan këta anëtarë:.
1- Znj. Eva Qorri (përfaqësuese e Zhejit)
2-Znj. Sofika Gjici (përfaqueses e Doshnicës)
3- Znj. Eli Bici (përfaqësuese e Sheper)
4- Z. Andon Bita (përfaqësues i Zhejit)
5-Z. Andon Pango (përfaqësues i Topovës)
6-Z. Mitro Saqellari (përfaqësues i Hoshtevës)
7-Z. Pirro Loli (përfaqësues i Konckës)
8-Z. Spiro Kaso (përfaqësues i Sheperit)
9- Z.Vasil Fociro (përfaqësues i Nderanit)
Z. Mitro Saqellari, propozoi, që zgjedhja e Kryetarit të bëhet nga Kryesia në nje datë tjeter, ku të hidhen dhe objektivat për vitin 2022-2023.
….Duke u përqafuar dhe uruar ditë të gëzueshme pjesëmarrësit u shpërndane, duke marrë me vete ato momente aq të bukura ne datëlindjen e te madhit Andon Zako Cajupit…
Tiranë, më 27 Mars 2022.

Please follow and like us: