Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: Michelangelo

Në gdhendjen e bebëzave kujdes
le kah lind dielli
prej gurit trupin ia zbulove
buzët terura n’mermer kush i puthi mbasdite vonë
vetëm zogjtë, Michelangelo!
Kush t’skalit ty o gjeni?
dy duar dhe një mendje krijojnë art
t’fshehura në shpirtin tënd që moti
një shall jeshil thurur nga rruzat afër t’rri
dhe këmbët e një engjëlli që luftojnë për të qenë, je ti!
03. 04. 2022.
Please follow and like us: