Albspirit

Media/News/Publishing

Një figurë dinjitoze për Presidentin e Republikës

Çerçiz Loloçi

Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit të Republikës që, për shkak të rrethanave të krijuara dhe përplasjeve të pandërprera me maxhorancën socialiste, nuk do të rikandidojë më, kanë nisur përpjekjet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Ndryshe nga vende të tjera, edhe përreth nesh me republikë parlamentare, që presidentin e zgjedhin nga populli por me kopetenca më të mëdha, vendi ynë e zgjedh nga parlamenti, sipas një procedure që nuk krijon krizë politike, ‘fisheku i fundit’ vjen raundin e tretë mund të kalojë edhe me pesëdhjetë plus një.

Në më shumë se tri dekada Shqipëria ka tre presidentë të së Majtës (Ramiz Alia, Rexhep Meidani dhe Iiir Meta), një të konsensusit të dy forcave kryesore PD-PS (Alfred Moisiu) dhe tre të së Djathtës (Sali Berisha, Bamir Topi e Bujar Nishani), secili nga kryetarët e shtetit kanë pasur specifikat e tyre, por e përbashkëta ka qenë një një konflikt i vazhdueshëm qeveri-presidencë, madje edhe kur presidenti vinte nga e njëjta forcë politike.

Në zgjedhjen e presdidentit, forca politike që qeveris, (por jo vetëm) ka të drejtën e propozimit dhe në rastin e zgjedhjes së presidentit të ri, Partia Socialiste i ka numrat e duhur të deputetëve për ta zgjedhur vetë. Por në mosbesimin e madh që është krijuar mes dy forcave më të mëdha politike dhe me zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, do të ishte në të mirë të këtij institucioni që të zgjidhte një personalitet mbi palët, të pranuar nga PD e PS.

Në kuadrin kushtetues, por edhe në një farë tradite që është krijuar Presidenti i Republikës sonë është më pak se honorifik, megjithatë ai, kushdo qoftë, s’mund ta përdorë instituconin si protagonist politik. Kjo thjesht nga ana morale se shkelje kushtetuese gjithsesi nuk ka; ai i ka të përcaktuara qartë të drejtat e detyrimet, madje edhe kushtet kur mund të shkarkohet pa përfunduar mandatin.

Por a ka vendi ynë personalitete mbi palët? Natyrisht nuk ka shumë, por edhe nuk i mungojnë. Një prej tyre mund të ishte Shaban Murati, ambasador në qeverisjen e demokratëve dhe të socialistëve, publicist i spikatur, njohës i mirë i zhvillimeve në Shqipëri, rajon e më gjerë, autor i mëse 20 librave, një figurë e pakontestueshme nga askush, por edhe me një thelb kombëtar.

Shqiptarët e të gjitha viseve të natyrshme janë tashmë një faktor i rëndësishëm me Shqipërinë në NATO, me Kosovën, shtetin më të ri shqiptar të Europës, në bashkëpunim me NATO-n, me Maqedoninë e Veriut, me 30 për qind shiptarë, po në NATO, me Malin e Zi, me pjesë shqiptare, në Aleancën Euroatlantike dhe në këto zhvillime të jashtëzakonshme një president dinjitoz do t’i bënte mirë imazhit tonë dhe do të na tregonte më seriozë në botën që na përket, asaj perëndimore.

Please follow and like us: