Albspirit

Media/News/Publishing

Plagoset shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse

Mediat ukrainase kanë shpëndarë një lajm të bujshëm.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Valery Gerasimov u plagos në territorin e Ukrainës, afër Izyum, rajoni i Kharkovit. Ukrainetoday shkruan se kjo është shkruar nga gazetari ushtarak dhe blogeri Alexander Shulman.

66-vjeçari Gerasimov ka marrë një plagë me prerje në të tretën e sipërme të këmbës së djathtë pa thyerje kocke. Cifla është hequr dhe nuk ka rrezik për jetën. Gjenerali i ushtrisë Gerasimov dhe oficerë të tjerë ishin ulur në postin e komandës, ku Forcat e Armatosura të Ukrainës dhanë një goditje të saktë. Sipas informacioneve paraprake janë vrarë 20 oficerë.

Por Moska e përgënjeshtron lajmin dhe e cilëson këtë pjesë të disinformimit që bën ukraina.

Dy ditë më parë një televizion rus bëri një simulim ku u deklarua se nëse Rusia lëshon raketën bërthamore, Londra, Berlini dhe Parisë shuheshin brenda 200 sekondash.

Please follow and like us: