Arjan Kallço: Dhe unë të kërkoj

Dhe unë të kërkoj
Koha nuk është veç dhimbje.
Eci unë, ecën ti në breg
gjurmët që lemë pas
na çojnë në kreshta valësh.
Nuk i kërkojmë tjetër gjë detit,
një takim ku zemrat prapë të drithëronjë.
Kemi një moshë të pjekur
e jeta na e dha çfarë kishte menduar.
Nëse ende ruan të tjera të fshehta
ne përsëri i mirëpresim.
Dashuri do të thotë mahnitje.
Peshë. Ndihmë.
Anulim çastesh pendimi.
Asnjë psherëtimë nuk e mohon dot
lumturinë tek e cila mbytet mërgimi,
mbytet vetë monotonia e mbrëmjeve
të dimrit.
Unë vazhdoj të të kërkoj
tani që largësia është shpresa
e një ëndrre që kurrë nuk mbaron.