Albspirit

Media/News/Publishing

Armando Çani, ndër shahistët më të mirë në Shqipëri

 

 

Sportisti i i Sport Klub ‘Luftëtari’ në shah, Armando Çani renditet ndër shahistët më të mirë të Shqipërisë dhe do garojë për kampionatin e ardhshëm kombëtar.

Një sukses i jashtëzakonshëm për shahun dhe sportin gjirokastrit, që pas shumë e shumë vitesh renditet në elitën më të mirë të sportit të mendjes dhe konkuron denjësisht më më të mirët në këtë sport inteligjent.

Në gjysmëfinale Armando Çani u rendit në vendin e katërt mes 70 shahistëve elitarë të gjithë Shqipërisë dhe kjo renditje i jep të drejtën të garojë për kupën e kampionit kombëtar të Shqipërisë.

Nië vit më parë, djali i tij Dejvi Çani u rendit në vendin e dytë në shkallë republike. Sipas mediave thuhet se pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar për të Rinj 2021, i cili u zhvillua me gara të ndara sipas grupmoshave G10-U8-U10-U12-U14-U16-U18 dhe me pjesëmarrjen e 60 shahistëve të rinj, nga i gjithë vendi, për U-16 në vendin e dytë u rendit Dejvi Çani, pjesë e rrethit të shahut pranë Qendrës Kulturore për Fëmijë “Fato Berberi”, Gjirokastër. Dejvi përfaqësoi edhe ngjyrat e ekipit të “Luftëtarit” në këtë sport, i cili ka krijuar traditë ndër vite dhe e ka përfaqësua këtë ekip në majat më të larta..

Shahisti Dejvi Çani renditet në vend të dytë në shkallë kombëtare

Please follow and like us: