Albspirit

Media/News/Publishing

Suksesi i Merita Merja, make- up artistia e vipave, tashmë në pikat më të larta në Dubai

Xhoi Jakaj

Mbrëmë në sallën e konferencave Maritimi Plazza u promovuan dy librat profesionalë të Merita Merja.

Në një sallë të madhe me miq, mikesha, nxënes/e nga profesioni i estetikës dhe parukerisë nën tingujt e bukur të violinës shijuam momente special.

Në fjalën e saj të mbushur hera-herës me lot lumturie, ndër të tjera ajo tha:

Jeta ime ishte më shumë se një ëndërr. Sepse ato nuk prita të më plotësohen në gjumë, por luftova pafund që t’i bëj realitet!

Kam pasur edhe momente të vështira, por gjithçka kam dashur edhe kur më kanë rrethuar 1001 vështirësi e kam kthyer në realitet.

Merita ka luftuar për sukses dhe atë e ka realizuar nëpërmes punës.

Suksesi arrihet më së shumti nga ata që nuk dijnë të ndalen para asnjë pengese.

Një ndër shprehjet që më pëlqen dhe u përdor në suksesin e rradhës të Meritës ishte, mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen dhe lufto për të nesërmen.

E rëndësishme është të mos ndalesh deri sa suksesi të jetë pjesë e jetës tënde.

Ti kthehesh në motiv për të tjerët kur ëndrrat e tua bëhen realitet.

Merita Merja ka kurajën t’i bëjë ëndrrat  realitet dhe nuk i lë ato të zënë myk në sirtar,

URIME. SUKSESE.

Mos u ndal e dashur, çdo ditë e jotja qoftë një sukses.

Please follow and like us: