Google ka nënshkruar marrëveshje për të paguar më shumë se 300 botues në Gjermani, Francë dhe katër vende të tjera të BE-së për lajmet e tyre, ku do të nxjerrë një platformë për ta bërë më të lehtë  qasjën për të tjerët.

Të mërkurën do të shpallet publikisht, platforma që pasoi miratimin e rregullave historike të BE-së për të drejtën e autorit, ku kërkohej që Google dhe platformat e tjera në internet të paguajnë muzikantët, interpretuesit, autorët, botuesit e lajmeve dhe gazetarët për përdorimin e punës së tyre.

Botuesit e lajmeve, ndër kritikët më të ashpër të Google, u kanë kërkuar prej kohësh qeverive të sigurojnë që platformat online të paguajnë shpërblim të drejtë për përmbajtjen e tyre.

Australia vitin e kaluar i bëri këto pagesa të detyrueshme ndërsa Kanadaja prezantoi legjislacion të ngjashëm muajin e kaluar.

“Deri më tani, ne kemi marrëveshje që të mbulojnë më shumë se 300 publikime lajmesh kombëtare, lokale dhe të specializuara në Gjermani, Hungari, Francë, Austri, Holandë dhe Irlandë, tha  drejtoresha  për lajme dhe partneritete  Sulina Connal”.

Dy të tretat e këtij grupi janë botues gjermanë duke përfshirë Der Spiegel, Die Zeit dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Tani po shpallim linçimin e një platforme të re për të bërë oferta për mijëra botues të tjerë të lajmeve, duke filluar nga Gjermania dhe Hungaria dhe duke u përhapur në vendet e tjera të BE-së gjatë muajve ardhshëm”.

Pajisja  u ofron botuesve një marrëveshje të zgjeruar të pamjes paraprake të lajmeve që lejon Google të shfaqë fragmente dhe miniatura për një tarifë licencimi.

(Përktheu dhe përshtati Shkurta Rrahmani)