Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: RRITU EDHE NDONJË DITË

Buzëve të detit përditë
del një sirenë dhe shetit!
Me flokët diellore
e harenë përdore!
Bilbilët pas i shkojnë,
me violina i këndojnë.
Vrapova edhe unë me orën,
ia putha pakëz dorën,
i thashë ashtu si dua:
Bëhu princeshë për mua!
Qeshi si në degë te qershitë:
Rritu edhe ndonjë ditë!
Ua, i vogël s’jam fare,
për ty stis këngë me zamare.
Vetullat iu bënë zambak,
faqen ma fali pak!
Durrës, 2017.
Please follow and like us: