Albspirit

Media/News/Publishing

Veprimtari interesante tek fëmijët në paraadoleshencë dhe adoleshencë!

Xhoi Jakaj 

 

Po ju vi në ndihmë prindërve se çfarë duhet të mendojnë për argëtimin dhe mbushjen e kohës së lirë të një fëmije nga 11-15 vjeç:

Art, Pikturë,

Aktrim.

Disa vegla muzikore.

Kurse kërcimi.

Joga.

Balet.

Shkoni të shihni një ndeshje me fëmijët, vajza ose djem.

Guxoni një sport ekstrem.

Vullnetar si familje… jepi mundësi fëmijës të ndihmoj të tjerët.

Provoni kampe (reale).

Organizoni netë lojërash… në shtëpi.

Realizoni së bashku një projekt madhor.

Nxitini ata me veprimtari për të rritur sepse i jep siguri dhe vetëbesim.

Argëtohuni me familjen.

Një adoleshent 13-15 vjeçar, mund të luajë pothuajse çdo lojë, por përpiqu t’i zgjedhësh një që i përshtatet shijeve të tij.

Si të frenoni një adoleshent 12 -15 vjeç që kërkon telefon dhe lojra në internet!

10 këshilla të thjeshta, por tepër të vlefshme për fëmijët tuaj në adoleshencë!

  1. Blej një instrument muzikor, edhe nëse nuk ke mundësi ta dërgosh në kurse, ai jepet pas veglës muzikore dhe e harron internetin e kërkesat e çuditshme.
  2. Jepi kohë dhe përgjigje për çdo lloj pyetje.
  3. Mos e kritiko për gjithçka edhe nese ka ide të krijojë lojra me zhurmë .
  4. Mund të caktoni një ngjitje në pemë pasdite.
  5. Shkoni në kinema.
  6. Jepi mundësi për një kurs sportiv ose muzikor,
  7. Shko te notosh më djalin dhe vajzën në këtë moshë edhe në një lumë, liqen, apo pishinë nëse nuk ke det afër.
  8. Një herë në muaj ose edhe më shpesh në varësi të kohës suaj, organizoni një feste me pizhame me të dhe afroje, jepi mundësi të hapet me ty, thjeshtësia pa fjalë të mëdha e bën adoleshentin dhe fëmijën t’i tregojë problemet.
  9. Mund të shkoni në një udhëtim në mal me fëmijët se iu largon frikën.
  10. Jepu mundësi të gatuajnë duke përgatitur pjatën e tyre të preferuar vetë.

 

Këshillë për komunat në zonat rurale

 

Për fëmijët në fshatra në mënyrë që të mund këmbejnë ditën e tyre televizive me veprimtari më dinamike, duhet patjetër ngritja e një qendre sociale me mësuesit e zonës ku të ketë veprimtari ditore, me një pagese simbolike, por edhe duke zhvilluar tek studentet që janë me pushime ose të papunësuar në sezonin e verës.

Dijeni se vullnetarizmin është gjëja më interesante për një komunitet lokal, pasi zonjat mësuese e bëjnë me shumë deshirë këtë proces tepër të dobishëm për fëmijët pasditeve ose në kohë pushimesh duke u vendosur një mori aktivitetesh sportive e artistike në dispozicion.

Idetë dhe aktivitetet e shumta në zonat rurale apo urbane, rrisin fëmijë të shendetshëm për vete, familjet e tyre dhe shoqërinë në tërësi…

Krijoni ato sepse është tepër vonë.

Ndryshe prodhojmë kontigjent rruge që kryejnë vepra penale pa mbushur moshën 18- vjeç?

Please follow and like us: