Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Meta dekoron gazetarin dhe mjeshtrin e komunikimit Agim Nezaj, e bija merr titullin e lartë

Gjashtë vite pas ndarjes nga jeta, gazetari publicisti, mjeshtri i komunikimit dhe pedagogu Agim Nezaj është vlerësuar nga Presidenti Ilir Meta me medaljen ‘Naim Frashëri”.

Presidenti në fjalën e tij risolli në vëmëndje të të pranishmëve vlerat e Agimit përgjatë 25 viteve aktivitet mediatik dhe në komunikim duke theksuar dashurinë e tij për vendin shprehur kjo në guidën e parë turistike të shkruar për Shqipërinë nga Nezaj. Presidenti Meta vlerësoi aftësitë dhe përvojën  për të çuar edhe tek të tjerët në lidhje me komunikimin dhe gazetarinë, veçmas atë pjesë që lidhet me luftën në Kosovë, një prej krijimeve të tij dokumentare e cila u vlerësua me një çmim të madh ndërkombëtar dhe pjesë të tij u përdorën në gjyqin kundër Milosheviçit në Hagë. Ai theksoi edhe anën njerëzore të Agim Nezajt, humorin dhe batutën si dhe gadishmërinë që të ndihmonte njerëzit sa të kishte mundësi.

https://alb-spirit.com/…/agim-neza-cerciz-loloci-krime…/

Please follow and like us: