Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Vajzat së pari të kërkojnë me këmbëngulje arsimimin e tyre!

 

Edukimi është baza e çlirimit nga emocionet negative që sjell çdo fenomen në shoqëri… mos i moho fëmijës një kurs profesional edhe nëse nuk ke të ardhura për ta mirëarsimuar atë, shpëtimi i vajzave vjen nga arsimimi dhe mbështetja e çdo lloji që i jep pikësëpari familja,

Së dyti, nëse prindi kërkon t’u martojë fëmije të parritura,braktisi edhe ata… një prind që marton vajzën thjesht për të shpëtuar nga ajo, me pretekstin se vajzat kanë lindur për në derë të burrit, nuk janë prindër, por janë vrasës të jetës së vajzave të tyre përditë pak e nga pak.

Së treti ka ende avokatë të mirë dhe njohës të ligjeve që ju mbëshesin edhe pa pagese; shko në gjykatë dhe hap padi penale për çdo abuzim mediatik ndaj teje.

Mos u ekspozo në emisione televizive të viktimizohesh edhe njëherë, drejtohu diku dhe kërko të drejtat e tua nëse të janë mohuar në mënyrë sistematike. Kurrë mos u dorëzo!

Ekziston një shprehje:

Jeta nuk është e drejtë, mësohu me këtë.

Por mos pusho së kërkuari të drejtën tënde.

Në Kosove kanë një thënie me vlerë.

E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban.

Unë do marr një inisiativë private në shtator me një grup avokatësh të rinj, të mbrojmë rastet e vajzave të dhunuara nga prindërit dhe portalet.

Mos i humb shpresat.

Gjithnjë ka një dritë në fund të tunelit.

Post Scriptum: Ky status e ka fillesën nga dy programe televizive dje, njëri në drekë, tjetri në darkë, të padobishme, por po aq të dëmshme sa vetë dhuna!

Please follow and like us: