Albspirit

Media/News/Publishing

Një Europa Nostra, nën ndikimin ruso-serb? /Manastiri i Deçanit nuk është trashëgimi serbe

Është e habitshme se me çfarë qasje antishkencore, disa organizata europiane nxjerrin përfundime për trashëgiminë iliro-dardane të shqiptarëve.

Për ta shpallur kështu trashëgimin serbe luftonte edhe “Kasapi i Ballkanit” Millosheviçi. Pra, për t’ia dhënë të gjitha ato që kërkonte Millosheviçi, s’kishte pse të ndodhte as lufta. Ajo ndodhi, si pasojë e mospërmbushjes së vullneteve të tilla të Millosheviçit, të vendosjes së gënjeshtrave serbe, mbi të vërtetat shqiptare.

Por, për ta korrigjuar betejën duhen fakte shkencore

Shqiptarët duhet ta argumentojnë shkencërisht me studime historike, arkeologjike, arkitektonike, juridike, të traditës etj, që manastiri i Deçanit:

1. Është pronë e padiskutueshme e Kosovës

2. Është trashëgimi katolike dhe ortodokse e shqiptarëve të Kosovës (ashtu si objektet në Jerusalem, kristiane-judeane dhe myslimane)

4. Në mënyrë sistematike dhe permanente, deri në fund të vitit 1991 është ruajtur nga institucioni i Vojvodës.

5. Vojvodët pa diskutim nga fillimi deri në fund kanë qenë shqiptarë!

6. Si i tillë manastiri nuk mund t’i takojë Kishës Ortodokse të Serbisë, sepse Kosova është shtet i pavarur.

8. Manastiri kurrë nuk ka pasur kaq shumë hektarë tokë, sa kërkon tani!

9. E drejta e pronës private nuk mund të cenohet pa vullnet, dhe të kthehet nga një pronë publike në komunizëm në një pronë kolektive të Kishës, aq më tepër të kishës së Serbisë.

Image

Shqiptarët në Manastirin e Deçanit, asnjë serb nuk shihet

Foto galeri

Kurrë nuk ka ndodhur në asnjë periudhë që të ndalet lëvizja e lirë: Të mbyllen rrugët, vizitat nga shqiptarët etj. (Shihni foton tregut ku thuaja të gjithë janë shqiptarë në manastir).

Pyetja esenciale është pse Europa Nostra e aprovojnë si të mirëqenë se manastiri i Deçanit është një manastiri serb?

Pse ata nuk i konsultojnë historianët shqiptarë, të cilët pretendojnë për trashëgimin shqiptare?

Po edhe më keq akoma, në cilën shkencë ata mbështeten kur thonë se “Manastiri i Deçanit” është ndër shtatë objektet më të rrezikuara në Europë?Po ashtu në cilën shkencë ata mbështeten kur thonë se as maleve të manastirit dhe as arave të manastirit nuk mund të ketë rrugë për shqiptarët dhe të tjetër dhe as kalimtarë shqiptarë!

Çfarë shkence është kjo? Përveç se propagandë serbo-ruse-ortodokse!

KFOR-i është në mision të Kosovës, dhe jo në mision të ortodoksisë ruso-serbe!

Nuk mund të pranojë detyra që e ndalojnë lëvizjen e lirë, mbylljen e rrugëve, dhe moslejimin e modernizimit të rrugëve!

Pra, me Evropën dhe perëndimin duhet të dialogohet në kushte, ku asnjë institucion nuk mund të vihet mbi shkencën, pra as vendimet e çfarëdo gjykate.

Gjykata nuk mund të vendosë për raste kaq komplekse, historik, politike, të trashëgimisë, kulturës, të pronës, të arkeologjisë.

Pra, pa u zgjidhur shkencërisht, në mënyrë komplekse, nuk mund të ketë një vendim valid gjyqësor, aq më tepër nga gjykatës që mund të mos kenë treguar as njohuri elementare, as për të kaluarën politike, por historinë dhe trashëgimin historike ortodokse e shohin nën ndikimin e plotës të propagandës serbe, dhe nga perspektiva serbe pas vitit 1912!

Historia e Kosovës, kishës ortodokse dhe manastireve është e lidhur pashkëputshëm me historinë e shqiptarëve.

Ne duhet ta mundim Serbinë dhe mbështetësit e saj, me argumente shkencore.

Asnjë gjykatë nuk mund të jetë mbi shkencën!

Ata që dalin mbi shkencën, nuk meritojnë të jenë në asnjë gjykatë!

Image

Manastiri i Deçanit, vetëm shqiptarë brenda! Ku janë serbët? Edhe prifti thuhet se ishte shqiptar

Foto galeri

Nëse pranohet ky parim, atëherë ne, si kam shkruar mund të kërkojmë dhe atëherë duhet të na lejohet të marrim në menaxhim eksterritorial, me mijëra qytete nga prehistoria në Serbi dhe në shtetet përreth, ato megalitike, pastaj antike-para romake, të kohës romake, dhe të mesjetës!

Pyetja është se çfarë do t’i mbetet Serbisë pastaj!? Por, edhe çfarë do t’i mbetej edhe Kroacisë, Malit të Zi, Greqisë?!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pronat e dy ndërmarrjeve kolektive (gjatë komunizmit) “Apiko” dhe “Iliria”, i cili legjitimon vendimet administrative të masave të dhunshme të periudhës së okupimit klasik të Kosovës 1990-1999 nga Serbia, pra të masave të regjimit të Millosheviçit, tregon papërgjegjshmëri etike, profesionale, shkelje të konventave ndërkombëtare, dhe të lirive të të drejtave themelore njerëzore, si:

a. E drejta e pronës private,

b. E lëvizjes së lirë,

c. E grumbullimit,

d. E qasjes shkencore (arkeologjike, arkitektonike, historike dhe kritike të artit etj.)

Çështja e okupimit të Kosovës është edhe çështje historike, por është edhe kohë e një gjenocidi dhe etnocidi të padënuar.

Si i tillë në vetvete vendimi i Gjykatës Kushtetues është jo etik, jo shkencor, dhe antiligjor, në kundërshtim, me vetë normat juridike, që promovon Kosova dhe veçanërisht qytetërimi perëndimor, dhe nxitës i mospajtimeve dhe madje i urrejtjes dhe mosbesimit.

Manastiri i Deçanit nuk është trashëgimi serbe, përkundrazi trashëgimi ortodokse dhe katolike shqiptare!

Dy fitore gjyqësore kundër manastirit të Deçanit, u zhbënë!/Fitorja e epistemës serbe të kolonizimit të Kosovës

Pse “Europa Nostra” nuk e mbron trashëgiminë shqiptare, dardano-ilire?

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1838909/nje-europa-nostra-nen-ndikimin-ruso-serb-manastiri-i-decanit-nuk-eshte-trashegimi-serbe/?fbclid=IwAR1a3cqCRIilwTQOUC7G8aNGPgune50Ow9t_bu4gk-2qFlV2Byl85C8NwAo

Please follow and like us: