Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama nuk mund ta shesë gjakun e Ahmet Krasniqit, Xhemail Mustafës, Ilirit… / Skenari dramatik

Janë mbi 100 viktima të personaliteteve më të njohura në nivel kombëtar dhe lokal, të vrarë për motive të pastra politike, ndërsa janë plagosur, torturuar edhe qindra të tjerë nga miqtë e Edi Ramës, që udhëhiqnin me organizimin e të majtës në luftë, dhe me SHIK-un pas luftës!

Edi Rama nuk mund ta angazhojë një shtet, një organizatë ndërkombëtare apo një rrjet institucionesh, për t’ia siguruar pafajësinë mikut të tij, Hashim Thaçit.

Sikurse miku i tij edhe vet Edi Rama, në kohën kur është votuar për krijimin e gjykatës speciale edhe ai e ka përkrahur atë, duke kërkuar respektimin e saj.

Por, pas gati 10 vitesh, sikurse miku i tij i paraburgosur Thaçi, po tenton ta rrotullojë botën për ta përmbysur të vërtetën.

Edi Rama nuk mund ta përmbysë një gjendje të vendosur

Edi Rama nuk mund ta përmbysë një gjendje të vendosur, si ajo e gjykatës speciale, ndërsa përpjekja për ta rivendosur çështjen e raportit të Dik Martit, është një luftë me kujtesën, pra ndryshimin e statusit të veprimeve në kujtesë. Edhe nëse kjo mund të ketë sukses, gjykata speciale nuk zhbëhet, sepse objekti i pretendimeve të Dik Martit për trafikim organesh është rrëzuar nga hetimet e prokurorit amerikan Williamson.

 Ndërsa, objekt i gjykatës speciale nuk është trafikimi i organeve, por zbardhja e veprimtarisë së krimeve të pretenduara të luftës dhe ndaj kundërshtarëve politik nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, e kryesuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Pra, ajo do të hetojë mbi 100 vrasje të veprimtarëve të LDK-së, mbështetës të Rugovës, dhe vrasjen e mbi 100 shqiptarëve të vrarë në rrethana të dyshimta, përveç të një pakice të vogël të vrasjes së (disa) serbëve.

Pra, Edi Rama nuk është aq i marrë, dhe as ligjvënësit e Shqipërisë nuk janë aq të krisur, sikurse as zyra Ligjore e Kryeministrisë dhe as ajo e Kuvendit të Shqipërisë, të parashtrojnë çështje të shteruara juridikisht. Qëllimi është politik, dhe përtej Dik Martit, dhe çfarëdo kauzaliteti që mund të lidhet me emrin e tij. Gjykata speciale është formuar nga Kosova, përveç me përkrahje të plotë dhe madje kërcënuese të vet Thaçit, edhe nga vet Edi Rama, me deklarata publike të vitit 2015.

Habia më e madhe është se në të vërtetë, ata që e mbështetën nisur nga ideja se ishte një projekt rus, janë po të njëjtit Rama-Thaçi, që po mundohen ta përmbysin, tashmë sipas tyre të shndërruar në antiRusë!

Aspak e besueshme, po të ishte Rama një antiRus, ai gjatë gjithë kohës do të kërkonte nga Serbia ndëshkimin e Rusisë me sanksione për shkak të kërkesave të Perëndimit. Por, Rama nuk e ka këtë qëllim as ide, sepse ai me mish e me shpirt, po lufton për Serbinë. Në këtë kontekst ai nuk valon flamur tjetër veç të serbomëdhenjve apo të boshtit ortodoks!

Berisha bëri mirë që ia përplasi hipokrizinë e Ramës dhe qeverisë së tij, që në vend të dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, ai po e promovon një dramë tjetër, e siç tha ai, mbi të gjitha për hir të krimit masiv ndaj fëmijëve, vrasjes së 1600 fëmijëve shqiptarë nga shteti serb, që kryen “një fushatë infanticidi”, duhet ta bëjë të kundërtën.

Pra, Ramës nuk i dhimbsen as mbi 12 mijë shqiptarë të vrarë në luftë, dhe aq më pak gjaku i heronjve si ministri Ahmet Krasniqi, Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Ilir Konushevci, Behadin Allaçi, Sadri Ramqaj, Tahir Zemaj, Isuf Haklajt, Sebehate Tolajt, e mbi 100 të tjerë, mbështetës të Rugovës, dhe kundërshtarë të pandehur të Thaçit dhe klanit të tij.

Retorika e Ramës në mbrojtje ndaj akuzave të Berishës, ishte thjesht një ‘breshëri akuzash’ të aparatit komunist të kultivuar mbi 80 vjet, kundër interesave nacionale, dhe gjithmonë me ‘idealin e miqësisë serbe’!

Një njeri, autoritet që e ka mbështetur vetë krijimin e gjykatës speciale, siç ka bërë edhe miku i tij Hashim Thaçi, dhe përpjekja e tanishme për t’ju kundërvënë asaj, kinse duke e goditur Raportin e Dik Martit pas më shumë se 10 vjetëve, i cili zyrtarisht qe kundërshtuar nga institucionet e Shqipërisë, aso kohe, juridikisht dhe politikisht përtej nw Kosovë, nuk pritet të prodhojë asgjë.

Skenari

Të vetmen gjë që do ta prodhojë ky skenar është rreziku për të krijuar një zhvillim dramatik së bashku me Serbinë, një kundërngjarje ndaj stabilitetit të Kosovës, në të cilën mund t’i jap krahë për kaos mbështetësve të Thaçit dhe Veselit, dhe ish strukturës së SHIK-ut, e cila tashmë gjithnjë e më shumë është e diskredituar sepse ‘kokat’ e tij, kishin bashkëpunuar me agjentë të UDB-së, përkatësisht BIA-s së Serbisë.

Të ndodhur para një komprometimi të radhës, Edi Rama po mundohet ta përshpejtojë zhvillimin e një skenari negativ, të përkrahur me shumë gjasë edhe nga Serbia, sepse përfundimi i atij skenari, do t’i jap Beogradit shansin që të realizojë disa nga pretendimet e tij më të mëdha politike dhe strategjike ndaj Kosovës!

Edi Rama, ka pasur kohë ‘për ngritje morali’, qe 9 vjet, pra që nga ardhja në krye të Qeverisë. Por, këtë ‘moralizim’ as që e fiqironte për një antiDikmartizëm. Përkundrazi, atëherë mendtë i kishte tek droga, ushtrimi i ndikimit të pafuqishëm, dhe që tash na vjen si i ‘rizgjuar’ për kombëtaritet, ndërsa ditë e natë i del në mbrojtjes Serbisë.

Së pari, këtë skenar duhet parë, nga këndvështrimi tjetër, i problemeve origjinare. Shqipëria, ndodhet në një krizë të tej madhe financiare e ekonomike, që sipas ekspertëve si prof.Dr.Shenasi Rama, rrezikon që brenda dy vitesh të falimentojë shteti.

Ndërsa, rreziku akut për të personalisht, se ai vetë dhe ministrat e tij, janë të kërcënuar nga drejtësia, hetimet nga SPAK, me arrestime, si skandali me inceneratorët. Akuzat çojnë direkt tek ai dhe Eron Veliaj, dy figurat kyçe të PS-së, po ashtu edhe disa skandale të tjera të zbuluara dhe në zbardhje e sipër, pritet që të ndriçojnë anën kriminale të tij.

Ai ka zgjedhur një rezistencë ndaj atyre proceseve duke hedhur zar, me ish strukturën e SHIK-ut në Kosovë dhe të SHISH-it madje, dhe që ta sigurojnë mbrojtjen, nëpërmjet një investimi të ri, por që në këtë rast paratë do të shpërlahen nga keqbërësit e Kosovës, multimilionerët që kanë zhvatur fondet e luftës, kanë vrarë edhe për t’u pasuruar, kanë plaçkitur biznese, kanë zhvatur shtetin në tender, nga tregu i zi dhe kudo tjetër.

 Pra, në këtë skenar të Ramës, ai ka gjetur ‘investitorët’ të cilët shpresojnë ta nisin rrënimin e gjykatës speciale, ndërsa në Kosovë të krijojnë turbullira, dhe që në vend të gjykimit dhe ndëshkimit të Serbisë për rolin prorus dhe kundër Perëndimit, ajo të shpëtojë, dhe njëkohësisht të fitojë një pozicion të fuqishëm ndaj Kosovës, dhe që ta çojë shtetin tonë drejt kaosit dhe destabilizimit!

Njëkohësisht të krijojë ‘terren paqëndrueshmërie’ për dorëzimin e të kërkuarve nga gjykata speciale, siç mund të jetë Fatos Klosi, ish kreu i SHISh-it dhe mbështetës të tjerë të vrasjeve politike në Kosovë.

Kërcënimi nga BE-ja

Shqipëria tashmë ka nënshkruar marrëveshjen për negocimin e anëtarësimit në BE. Një nga çështjet kryesore për të cilat Rama dhe të inkriminuarit do të jenë pishman, është sistemi i drejtësisë. Përveç se BE-ja do të kërkojë rezultate serioze, ajo vet do të futet në kontrollin e sistemit, pra nuk do të mjaftohet me raportet e Tiranës!

Kjo gjendje e re ka krijuar një pasiguri të madhe për strukturat e krimit, dhe veçanërisht për bosët e drogës sikurse Rama.

Rama po ashtu do të ndodhet edhe në rritje të presionit të mafisë së drogës, e cila do t’i kërkojë atij, që të mos i reduktohen fitimet, për të cilat kanë ndodhur me qindra vrasje në Shqipëri. Pra, ai tashmë ndodhet sa i kërcënuar nga drejtësia po aq nga mafia! Prandaj, po kërkon dhe shpreson në destabilitet!

Please follow and like us: