Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Dhjetë këshilla për muajin Gusht

 

Po sjell për të gjithë ju 10 këshilla të thjeshta në dukje, por shumë të vlefshme për pushimet e muajit Gusht!

  1. Është e rëndësishme të kesh me vete medikamente për kokën, tensionin ata që vuajnë nga Hiper ose hypo tension. Merr me vete alkool për pickimet si edhe mjete për t’u ndier mirë me veten.
  2. Vajzat e gratë të mos marrin fare tharëse e pjastera se flokët në plazh kanë nevojë për çrregullsi, ajër, det dhe shpupurisje nga era nëse jeni në mal, është shpenzim i panevojshëm kohe dhe energjie.
  3. Burrat, jo pije alkoolike, lëngje me shumë, një birrë maksimumi ose gotë raki me cigare ata që nuk rrijnë dot pa të kur pinë kafenë.
  4. Konsumoni vakte të lehta, zarzavate, fruta, mos e ngarko me ushqim trupin, truri është ai që ta edukon dhe stomakun!
  5. Lëviz gjatë pushimeve, noto aq sa di notin, ecje në breg nese je me pushime deti, volejboll dhe aktivitet, ka shumë rëndësi ky element për ditët e pushimeve, nuk rekomandohet shumë libra, dhe lexim i tepruar, ke kohë 11 muaj të vitit për librin nëse je i apasionuar pas të lexuarit.
  6. Përdorni kremra mbrojtës dhe vaj ulliri, elementi më perfekt në ditët tuaja të pushimeve, mbani kapele ose shami kokë që t`ju mbrojë fytyrën, veshët, hundën, sepse truri juaj komandon gjithçka, ndaj ruaje e mbroj atë me çdo lloj mjeti.
  7. Pushimet e drekës bëjini në vend me hije, eleminoni zhurmat, nëse keni mundësi larg muzikës me volum të lartë, nëse duhet të udhëtoni evitoni udhëtimet në orët e nxehta të ditës, mbani gjithnjë me vete ujë, gjatë ndalesave evitoni ngrënien e shpejtë, të rëndë, pijet alkoolike; lëngjet me shumë sheqer apo kafeinë, janë tepër të demshme, me një stomak të pa rënduar, neuronet e trurit punojnë më mirë dhe ju jeni më të sigurte në timon me miqtë apo familjen tuaj!
  8. Nëse makina ka sistem të ajrit të kondicionuar, rregulloni temperaturën në mënyrë që diferenca të jetë jo më shumë se 7-8 C me ambientin jashtë.
  9. Përpara nisjes shoferi dhe çdo pasagjer në automjet përfshirë edhe personat në sediljet e pasme të lidhen me rripin e sigurisë, ky element duhet të kuptoni njëhere e mirë që nuk është domosdoshmëri për policinë e kontrollin, por për jetën tuaj, të familjes ose miqve me të cilët po udhëtoni, drejtuesi i mjetit duhet të jetë i prerë në këtë kërkesë! Mos i lini fëmijët vetëm kur ndaloni gjatë udhëtimit për pushime, nëse ndaloni diku për të blere apo pushuar sepse sot ka më tepër rreziqe se dikur.
  10. Pusho për vete, jo për botën!

Mos e lodh vetem me kotësira në ditët e pushimeve, qetesohu e relaksou…

Kurre mos harro që nëse je mirë me veten, bota pak rëndësi ka në vendimet që merr ti gjatë apo pas pushimeve!

Shijo gjithçka që sjell jeta në maksimum.

Muaj të mbarë….

Please follow and like us: