Albspirit

Media/News/Publishing

Pikëpyetje për oficerin e policisë që shkaktoi tragjedinë

Këtë oficerin e policisë me mbathje të kuqe që shkaktoi në mes të ditës një tragjedi makabre duke i marrë jetën një të miture dhe i hakërret babait të vajzës a do ta dënojë drejtësia e re me burgim të përjetshëm? Pastaj pyetje të tjera: Si ka ardhur në radhët e policisë, kush ka firmosur për këtë? Kush janë gjyqtarët që i dhanë pafajsinë nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022. Të shohim… Episodet e veçuara nuk japin gjithherë thelbin e institucionit, por kur ato përsëriten me arrogancë e thërmojnë atë…
Një tekst i Migjenit më vjen ndërkaq në mend:
Merrnie dhe çonie në qytet këtë shtatore. Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka më shumë merita për këtë vend!
Po, ndoj ministrit o deputetit, o ndokujt tjetër. E në rast se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndis klasike!
Please follow and like us: