Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Kurrë mos e lejo që urrejtja të “zotërojë” jetën tënde 

  
Një ditë, një gjarpër hyri në një dyqan zdrukthtarie, kaloi mbi një sharrë dhe u plagos lehtë. Por më pas, me gjithë tërbimin e tij pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, vendosi ta mbështjellë sharrën për ta mbytur. Fatkeqësisht, nga ky shtrëngim i fortë përfundoi të vriste veten.
Ndonjëherë, reagojmë me një zemërim të tillë thjesht me qëllimin të lëndojmë ata që na kanë dëmtuar. Por, shumë më vonë, kuptojmë se në të vërtetë po lëndojmë veten.
Në jetë ndonjëherë është më mirë të injorojmë ca situata apo njerëz që duan të na lëndojnë, të injorojmë sjelljen e tyre, madje edhe fjalët e këqija.
Miku im; kurrë mos e lejo që urrejtja të “zotërojë” jetën tënde. Ti “lejosh situatat të kalojnë” nuk është dobësi, është të kesh shumë dashuri për veten sepse nuk ia vlen ta shkatërrosh veten!
Please follow and like us: