Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: S’MUND TA HARROJ MINIERËN

Kam parë ditë vere plot diell
njëherësh pllakosur nga ankthi pus
ditë feste me lak fytit, me shkëmb shpinës,
lak e shkëmb që nuk i shihte askush.
Njerëz të gjallë, kur jeta më kallte nëntokë,
Njerëz të lirë, mes tyre isha rob;
si Konstandini tërhiqja sipër rrasën e varrit
rrasë që gërrvinte krra-krra porsi korb.
Sot-ditë e bukur. Ndaj territ dita u zgjat,
u shëndrit si me musht të ëmbël rrushi.
Veç s’mund ta harroj mjerimin e minierës,
ankthin, pritjen nën një terr prej askushi.
Ditë, diell. Thneglat mbartnin nën dhe
rezeva dimri. Në gur plasnin gjinkallat.
Njerëz martoheshin, shtoheshin, veç
Unë vdis-e-ngjall si i dali nga përrallat.
Mund të çaja qiell si dallandyshe marsi
(dhe se çdo ditë hyp-e-zdryp në minierë)
Mund të brofja lart si Konstandini i varrit –
padukshëm flatrave të mia erë, frynte erë.
Please follow and like us: