Albspirit

Media/News/Publishing

Xhevat Mustafa: Për Mira Kazhanin dhe Dritan Hilën…

  

Një përgjigje për Mira Kazhanin dhe Dritan Hilën, dy gazetarë apo “papagaj” proqeveritarë!
Në një postim të saj, dje,më 3 gusht, Mira e Rama- parti- qeverisë dhe e Ujësjellësit, me dëshirën e flaktë e servile për t’i shërbyer atyre që e paguajnë majmërisht, për punëra më shumë në bordero se në zyrë e i falin edhe “mëkate apo faje të rënda”, u shpreh se “tragjedi si kjo në Potom të Himarës”, ndodhin edhe në Amerikë”!?
Përgjigje: Vërtetë, Mira Kazhani, tragjedi ndodhin edhe në Amerikë! Por, Amerika ka një sipërfaqe dhe popullsi rreth 140- 150 herë më të madhe se Shqipëria! Pastaj, edhe pse është kaq e madhe, nuk besoj të ketë ndodhur një rast i ngjashëm, që një shef policie të luaj çmendurisht me skaf apo motor uji afër bregut dhe zonës, ku lahen masivisht fëmijë!!! Ti qofsh që bën këtë deklarim absurd e cinik dhe interpretim e formalizimim të turpshëm të një tragjedie, me autor një shef policie!!!???
Mos u harxho të shkosh nëpër plazhet e Amerikës për të parë se si janë disiplinuar apo rregulluar zonat private e publike dhe ato për skafet e motorët e ujit, por shko fare afër, në fqinjin tonë veri- perendimor, në Malin e Zi, në Ulqin, Budva…! Do të bjerë menjëherë në sy falsiteti i deklarimit të SHEFIT tënd të ri, të këtyre 9 vjetëve, se “ky sezon turistik, deri dje, ishte më i mirorganizuari…”! Në të vërtetë, edhe sezoni i sivjetëm është allashqiptar apo “allarilindas”!
Ndërsa “binjaku” i Mirës për avokati të paskrupullt dhe të pështirë ndaj Rama- qeverisë, apo për t’i bërë fresk asaj, Dritan Hila, në deklarimin apo paloshkrimin e tij ndaj shkaktarëve, fajtorëve dhe përgjegjësve për këtë tragjedi, pasi i shau, fyu dhe mallkoi dritançe të gjithë ata që e përjetuan njerëzisht e sinqerisht, me dhimbje të madhe, u shpreh se “tragjedi si kjo ndodhin në shumë vende të botës”!?
Përgjigje: Edhe pse e meriton, nuk po të mallkoj, por vetëm po të kujtoj:si do ta përjetoje e si do ta interpretoje nëse, (mos ju ndodhtë kurrë), do të të binte mbi kokë, në shtëpinë tënde, një gjëmë si kjo?
Turp e faqja e zezë, që përpiqeni ta interpretoni si ngjarje të shpeshtë këtë tragjedi, ta minimizoni e formalizoni, për t’u lehtësuar barrën e fajësisë e të përgjegjësisë SHEFAVE që ju paguajnë si “bojaxhinj”, për të fshirë gjurmët dhe për të zbardhur “njollat e zeza” të tyre në zyra, punëra, nëpër rrugë pa rrugë apo shkel e shko, nëpër kulla 10- 40 katëshe, inceneratorë, PPP- ra, nëpër dosje të policisë dhe drejtësisë, cv- ra, media…!
Mira Kazhani: Tragjedi të tilla ndodhin dhe në Amerikë

Ndërsa rrjeti po zien me kritika dhe mllef ndaj qeverisë për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi dje në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, ka edhe nga ata që e relativizojnë situatën, duke zbutur fajet që mbajnë institucionet përgjegjëse mbi supe. Një prej tyre është edhe  analistja, Mira Kazhani, e cila shprehur se tragjedi të tilla ndodhnin kudo në botë, prandaj dhe nuk duhet të reagojmë në këtë mënyrë. Sipas saj, në New York siguria në rrugë dhe në vende të tjera publike është edhe më e ulët.

Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar. Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë.

 Në New-York, një shoqe që jeton atje, më tha se nuk para e merr metronë në orët e vona, sepse ka shumë të sëmurë në rrugë dhe çdo ditë ka ngjarje të rënda. Epo ironike, por ja që në Shqipëri nuk duket të kemi kështu fenomenesh, të paktën jo në masë’, shkruan Mira Kazhani në një shkrim të botuar në një portal që ajo e drejton vetë.

Kujtomë se Kazhani, përveç që pagujej edhe nga Ujësjellësi, kohë më parë përplasi me makinë në autostradën Tiranë-Durrës një kalimtar, por asnjë masë nuk u mor ndaj saj. Sot del dhe na thotë se këto skena i shohim kudo në botë.

Please follow and like us: