Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Valëz deti…

Valëz deti,
që shkumbon bregut të mendimit tim,
përcjell zhurmë
e lë pas qetësinë…
Notoj në paqe…
ujrat e mendimeve
e njohin thellësinë.
Dashuria nuk të mbyt,
por të nxjerr në sipërfaqe…
e zhytem përsëri,
të freskohem
brenda mendimit dashuri…
31 korrik 2022.
Please follow and like us: