Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: SI TI SINDA

Kushtuar mbesës, Sinda Kajtazi
Natën kur hesht bora maleve
fytyra jote engjëllore
ndrit fort nën rrezet e hënës!

Sytë e tu të zi, flokët kaçurrela
në gjurmët e kaltërsisë
trazojnë gjithçka pranverore!

Kur çelin lulet n’mal
fluturzat shikojnë kah perëndimi
buzëqeshja jote rrjedh si lumë i kristaltë!

Nën diellin e Kosovës
seç vjen një zë i lartë nga qielli
si ti Sinda jo nuk ka!
 

 

Please follow and like us: