Albspirit

Media/News/Publishing

Rrufeja godet magazinën, mbledhje urgjente e konspiracionistëve kubanë dhe OJQ-ve të paqes

Rreth 80 persona u plagosën nga zjarri i shkaktuar nga një goditje rrufeje në një magazinë nafte në qytetin kubanez Matanazas dhe 17 zjarrfikës rezultojnë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet kubane.

Zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të urgjencës janë ende duke u përpjekur të shuajnë një zjarr në bazën e një rezervuari të madh, ku zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje gjatë një stuhie, tha departamenti i energjisë në Twitter.

Qeveria më vonë njoftoi se kishte kërkuar ndihmë nga ekspertë ndërkombëtarë nga “vendet mike” me përvojë në sektorin e naftës.

Agjencia zyrtare kubane e lajmeve raportoi se rrufeja goditi një tank dhe ndezi një zjarr, i cili më pas u përhap në një tank tjetër.

Qeveria e rajonit Matanza bëri të ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 77, ndërsa 17 persona rezultojnë të zhdukur.

Presidenca shtoi se janë zhdukur 17 zjarrfikës që ndodheshin pranë zjarrit duke u përpjekur të parandalonin përhapjen e tij. Ngjarja ka detyruar të mblidhen urgjentisht konspiracionistët dhe katër shoqata të paqes që shpërndajnë certifikata me ambasadorë.

Please follow and like us: