Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta gazetari Nimet Isufi

Gazetari Nimet Isufi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga miku dhe kolegu i tij, Almer Toska. Ky i fundit ka dhënë detaje lidhur me shkakun e ndarjes nga jeta të gazetarit duke thënë se ai ka pësuar një arrest kardiak.

“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj që shoku dhe ish-kolegu ynë gazetar Nimet Isufi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur sot pasdite për shkak të një arresti kardiak. Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të xhenetit”, shkruan ai.

Please follow and like us: