Albspirit

Media/News/Publishing

Dhëndri 29-vjeçar qëllon për vdekje me çifte vjehrrin dhe merr malet

Mësohet se 29-vjeçari ende i paidentifikuar e ka vrarë vjehrrin e tij 80-vjeçar me pushkë gjuetie dhe më pas është arratisur në mal. Sipas informacioneve të para sherri mes tyre ka ndodhur pasi vajza e viktimës dhe dhëndri 29-vjeçar kishin konflikte mes tyre. Pas konflikteve të çiftit, babai i gruas ka shkuar në Arta për të marrë vajzën nga shtëpia e bashkëshortit dhe e ka çuar në banesën e tij në Astrochori. Burri i armatosur me çifte i ka ndjekur dhe me të mbërritur në fshat ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, ku e ka qëlluar 4 herë me çifte duke e lënë të vdekur. Menjëherë pas kësaj u nis për në mal, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij si në prefekturën e Artës ashtu edhe në zonat përreth.

Please follow and like us: