Albspirit

Media/News/Publishing

Iranianë liridashës dhe mbështetës të MEK organizojnë tubime në Romë dhe Aarhus kundër regjimit të Iranit, duke bërë thirrje për gjykimin e liderëve të regjimit

Shahriar Kia

Regjimi i Iranit Qëndron Prapa Sulmit ndaj Salman Rushdie

Të enjten, Salman Rushdie, romancieri britanik, u sulmua dhe u godit disa herë me thikë në veri të Nju Jorkut, pasi ishte shprehur kundër ekstremistëve islamikë që mbështesin regjimin iranian (në profilin e tij në Tëitter). Policia ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit, por ende nuk janë bërë të ditura detaje. Pavarësisht se kush është sulmuesi dhe nëse ai veproi i vetëm apo ky sulm ishte i organizuar, nxitësi dhe pala që është në të vërtetë përgjegjëse për këtë sulm të dënueshëm ishte regjimi iranian dhe lideri i tij suprem. Sulmuesi i Nju Jorkut vetëm sa ka zbatuar dekretin e liderit suprem të regjimit të Iranit dhe është nxitur nga oferta e regjimit për një shpërblim të majmë material dhe një vend në “parajsë”.

Dekreti në fjalë për të vrarë Rushdie u lëshua në shkurt 1989 nga lideri suprem i atëhershëm i regjimit iranian Ruhollah Khomeini. Ali Khamenei, lideri suprem aktual dhe udhëheqësit e tjerë të regjimit ishin zotuar gjithmonë gjatë 34 viteve të fundit se do ta zbatonin këtë fetva anti-islamike dhe kishin vendosur miliona dollarë shpërblim për këtë akt terrorist.

Më 14 shkurt 1993, Khamenei tha: “Imami (Khomeini) gjuajti një shigjetë drejt këtij njeriu që është gënjeshtar dhe shpifës. Shigjeta e tij e ka lënë harkun dhe shënjestrimi është i saktë. Herët a vonë, kjo shigjetë do të godasë objektivin. Dënimi i tij (me vdekje) duhet dhe do të implementohet”.

Please follow and like us: