Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Shevchenkos për Perëndimin

Ish-futbollisti Andriy Shevchenko i ka kërkuar botës që të mos harrojë vendin e tij, Ukrainën, dhe të vazhdojë ta mbështesë atë për t’u përballur me pushtimin rus. “Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë. Ne kemi nevojë për mbështetje për të ecur përpara, kemi nevojë për mbështetje për të ardhmen tonë, pavarësinë dhe rrugën tonë demokratike”, tha për CNN fituesi i Topit të Artë në vitin 2004. Ish-kapiteni i Ukrainës dhe Milanit shtoi: “Është shumë e rëndësishme që njerëzit të mbajnë qëndrim kundër luftës, t’i dërgojnë të gjithë botës mesazhin për të qenë kundër konfliktit dhe për të mbështetur paqen në Ukrainë”. “Ne nuk duhet të harrojmë atë që po ndodh në Ukrainë. Rusët vazhdojnë të bombardojnë dhe lufta nuk është ndalur. Populli ukrainas ka nevojë për mbështetje të jashtëzakonshme nga bota. Ju lutemi, mos na harroni. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj”, theksoi Shevchenko

Please follow and like us: