Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta gazetari nga Kosova, Mehmet Emerllahu

Ditën e sotme është ndarë nga jeta gazetari nga Kosova, Mehmet Emerllahu.

Familjarët kanë njoftuar se gazetari ka ndërruar jetë pas betejës me një sëmundje të rëndë, që e mundoi për një kohë të gjatë.

Gazetari do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme.

“Miq, me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 16.08.2022 ora 15:00 në varrezat e fshatit Ramjan.

Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj. Do të mbetesh përgjithmonë shembull i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm.”, thuhet në njoftim.

 

Please follow and like us: