Albspirit

Media/News/Publishing

Milazim Krasniqi: TË QESHURAT E MOTRAVE TË MIA 

 
Sa herë ulem në oborrin e vjetër
ku nuk është më shtëpia,
më duket se ndiej të qeshurat e motrave.
Ato vinin një herë në pranverë
dhe një herë tjetër në vjeshtë,
nga përtej shtatë fushave e shtatë kodrave.
Me vete sillnin gurabia ose mollë
dhe rrëfime të hareshme e të qeshura,
të cilat shtëpinë thjesht e pushtonin.
Ato mërzinë e kishin prangosur
përtej shtatë fushave e shtatë kodrave
që nënën ta mashtronin.
15 gusht 2022.
Please follow and like us: