Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTËT NGA FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE TË KOLEGJIT AAB, PJESË NË THEMELIMIN E INSTITUCIONEVE FINANCIARE

Dy studentë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Arbër Qelaj dhe Eltan Hoxha, me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë studimeve dhe praktikës, tanimë janë bërë pjesë e themelimit të institucioneve financiare.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, është në spikamë të institucioneve të ndryshme që janë në kërkim të studentëve me potencial për të kryer detyrat e kërkuara.

Suksesi i arritur nga këta studentë dhe shumë të tjerë në vazhdimësi, dëshmojnë edhe njëherë tjetër angazhimin maksimal dhe metodat unike me të cilat punohet në Kolegjin AAB, për të përgatitur studentët për sfidat dhe detyrat që i presin pas studimeve./kolegji AAB, 10 gusht 2022

Please follow and like us: