Albspirit

Media/News/Publishing

Tenori Placido Domingo akuzohet si pjesë e një grupi kriminal në Argjentinë

Tenori i famshëm spanjoll Placido Domingo është akuzuar nga prokuroria e Argjentinës si i lidhur me një grup kriminal në Buenos Aires, që ka në fokus të aktivitet të tij prostitucionin, duke përfshirë të miturit, si dhe krime të tjera. Sipas prokurorisë tenori Domingo është zbuluar nga përgjimet, ku sipas tyre zëri i tij dëgjohet të bëj plane me anëtarë të grupit kriminal. Datat e këtyre përgjimeve nuk janë bërë publike nga prokuroria.

Në një fragment nga përgjimet, një burrë për të cilin prokurorët e Argjentinës thonë se është Placido Domingo dëgjohet duke folur me një person me emrin “Mendy”, ku po bënte plane për sigurimin e një takimi seksual. Në një tjetër përgjim ‘Mendy’ telefonon drejtuesin e grupit kriminal, Juan Percowicz, për t’i treguar planet dhe kërkesat e “Placido-s”.

Këto përgjime sollën edhe goditjen e grupit kriminal në Argjentinë, ku u arrestuan 19 persona dhe u kryen kontrolle në 50 ndërtesa.

Në 2019 tenori Domingo u denoncua nga 20 gra për ngacmim seksual. Ky skandal bëri që ai të jepte dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Operas në Los Angeles në Kaliforni.

Placido Domingo, aktualisht 81 vjeç u bë i njohur me pjesëmarrjen tij në “Tre Tenorët” përkrah të ndjerit Luciano Pavarotti dhe José Carreras.

/rtsh.al/

Please follow and like us: