Albspirit

Media/News/Publishing

Bill Klinton sot ka ditëlindjen, politikani që ka fotografi me të e uron nga Kosova

Një nga politikanët më meritorë për dëbimin e forcave serbe nga Kosova, ish – Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton sot mbush 76 vjet. Një urim nga Kosova Llintonit i ka shkuar nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës  Memli Krasniqi. Ai ka publikuar edhe një fotografi me të. “Në 76-vjetorin e lindjes, i dërgoj urimet më të përzemërta Presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Klinton. Për Kosovën, Presidenti Klinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku ynë i përjetshëm. Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Klinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi”!

Please follow and like us: