Albspirit

Media/News/Publishing

Kur familjet mirditore dilnin kundër mercenarizmit!

Ne, nënshkruesit, udhëheqësit e Mirditës, të mbledhur me 22 shtator në asamblenë e përgjithshme në Orosh, kryeqendër e vendit tonë, kemi nderin t’ju lutemi të njoftoni mocionin në vazhdim të votuar unanimisht. E quajmë si tradhëtar të vendit tonë të quajturin M. Gj që për të kënaqur ambicjet personale ka vepruar kundër unitetit kombëtar duke shpallur territor të huaj Republikën e Mirditës me qëllim që t’u shërbejë interesave të Serbisë. Deklarojmë solemnisht se jemi gati si gjithmonë të bëjmë të gjitha sakrificat në mbrojtje të pavarësisë dhe integritetit të shtetit shqiptar. Protestojmë me shumë vendosmëri kundër ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë në punët tona të brendshme duke patur si objektiv të nxisë turbullira që favorizojnë realizimin e qëllimeve të saj imperialiste. I lutemi Asamblesë së Lartë të ndërhyjë për t’i dhënë fund intrigave të kurdisura kundër sigurisë kombëtare.
Gjok Dedë Paluka, Prengë Gjoni, Nduellesh Kola, Dod Lloshi, Ndrek Preng Kola, BoÇi, Rrok Kola, Simon Marka Kol Prendi, Nikoll Gjon Brunga, Lesk Rok Kola, Marka Ndoc Koleci, Ndre Ndoci, Zef Prendi, Marka Nedjt, Ndoc Përkulla, Marka Gjok Ndreka, Zef Çupi, Zef Nikolla, Prenk Nikolli, Ndoc Marka, Ndoc Pergjoni, Ndoc Ded Kola, Prenk Marka Deda, Zef Lazër Noka, Frok Dod Prenga, Gjon Marka Gjoni, Don Zef Skana, Don Nikolla, Don Ndre Lufi, Don Pashko Krasniqi, Don Zef Gjonali, Pjetër Frok Ndreka, Nikolla Gjoka, Prenk Gjok Doda, Pjetër Marka Ndreka, Nduc Përdoda Perdo, Ndoka Gjet Doda, Prenka Ndoc Përmarka, Marka Ndoc Gjoni, Zef Nikolla Prendi, Ndoc Nikoll Gjini, Simon Prenk Marka.
Nga libri Shqiperia ne 1921 te Justin Godat.
Please follow and like us: