Albspirit

Media/News/Publishing

Luiza Gega shpallët Kampione Europe dhe vendos rekord kontinental

Luiza Gega nuk di të ndalet duke shkruar historinë për sportin shqiptar. Atletja shqiptare sot ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në aktivitetin që po zhvillohet në Mynih.

Luzia Gega nderon përsëri Shqipërinë duke arritur që të marrë medlaje ari në 3000 metra me pengesa, e duke konfirmuart dhe një herë tjetër vitin e mirë që po kalon. Atletja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31 dhe duke përligjur kështu dhe pritshmëritë e të gjithëve. Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer. Duke përjashtuar 100 metrat e para, Gega ka kryesuar në 2900 metrat pasuese duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim e duke treguar se në këtë disiplinë nuk njeh asnjë rivale, së paku në kontinent. Pak javë më parë, Gega u rendit e pesta në botë në të nëjjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojrat mesdhetare arriti që të merrte medlaje ari. Sportistja 33-vjeccari po kalon një nga vitet e saj më të mira në karrierë, teksa sërish na bën krenar, këtë herë duke marrë medlaje ari në Munchen të Gjermanisë.

Please follow and like us: