Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaçeli: Fotografia urbex, e shqipëruar si ish e banuar

Fotografia urbex, e shqipëruar si ish e banuar, ne zhargonin e fotografëve ka marrë emërtimin urbex -eksplorim urban i vendeve të braktisura, (vila, shtëpi, fabrika, objekte të ndryshme, ku përfshihen edhe ato ish-ushtarake, jashte funksionit, vende të harruara, të vështira për të shkuar tek ato, për shkak të infrastrukturës së munguar. Fotografohen për pasion dhe për ngjyrat apo mjediset e braktisura që e bëjnë të veçantë kete lloj fotografie! Fotografët e tipit urbex kalojnë e përballojnë me dhjetëra vështirësi në realizimin e vizitave të tyre fotografike në këto zona të vështira! Besoj se agjentët e specit djegës që plagosen rëndë ushtarët tanë në Gramsh, janë fotografë të këtij lloji! E mos na kallzoni përralla me agjentë rusë-ukrainas, se nuk ka mundësi që dy shtete në luftë të na spiunojnë në bashkëpunim, sekretet e Shqipërisë që nuk ka dhe nuk ruan asnjë sekret!

(Shpresoj të keni durim ta lexoni këtë status te gjate! Dikush mund t’ia sugjerojë edhe Prokurorisë).

Please follow and like us: