Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i qeverisë kërkon ndjesë për foton intime

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka kërkuar falje për një foto topless të dy të ftuarave në rezidencën e saj zyrtare.

Deklarata e saj vjen disa ditë pasi hodhi poshtë akuzat për një mënyrë jetese të tepruar në parti, duke bërë vullnetarisht një test droge, i cili u kthye i pastër.

Fotoja e fundit, e dy influencereve të njohur është realizuar brenda rezidencës së kryeministrit në korrik dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale të martën.

Zonja Marin pranoi se “fotografia nuk është e përshtatshme” dhe kërkoi falje.

Në të, dy gra mund të shihen duke u puthur me njëra-tjetrën teksa mbulojnë gjoksin e tyre të zhveshur me një shenjë zyrtare që lexon “Finlandë”.

Të hënën, zonja Marin tha se festa në rezidencën e saj zyrtare në Helsinki, Kesaranta, ndodhi pas festivalit muzikor Ruisrock në korrik.

Mediat finlandeze raportojnë se fotografia është bërë në tualetet e katit të poshtëm të përdorur nga mysafirët.

“Ne kishim një sauna, notuam dhe kaluam kohë së bashku,” tha zonja Marin.

“Kjo lloj fotografie nuk duhej të ishte bërë, por përndryshe, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi,” shtoi ajo.

36-vjeçarja, e cila erdhi në pushtet në vitin 2019, ishte deri para pak kohësh kryeministrja më e re në botë.

Drama aktuale politike që e rrethon atë vjen ndërsa Finlanda lundron në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga fqinji i saj, Rusia.

Sanna Marin nuk e ka fshehur se shijon aktivitete normale, si p.sh. klubet me miqtë dhe ndjekjen e festivalit muzikor në korrik, pavarësisht kritikave nga disa aktorë të jetës publike finlandeze.

Please follow and like us: