Albspirit

Media/News/Publishing

Manushaqe Toromani: TANI GJITHÇKA KA NDRYSHUAR

E ndeza cigaren
Cigaren e hidhur
të shuaj mendimet e kësaj nate
që si në vorbë ziejnë brënda meje
mjegull tymi shpërndahen e ngjiten lart ndër yje
Ndoshta diku atje cekin yllin tim
(Secili e ka yllin e vet)
E dritë më bëhet shpirti
Yjet ndriçojnë përtej
E ndeza cigaren
helmin gëlltita ndoshta është më i ëmbël se vreri i kësaj nate
Që të futet në damarë e bëhet gjak
Jeton njeriu
Jeton edhe gjakprishur
Paçka se çehrja i merr tjetër ngjyrë
E ndeza cigaren
Cigaren që kurrë s’e kam dashur
Ato që kam dashur kam filluar mos dua.
Please follow and like us: