Albspirit

Media/News/Publishing

Përballjet e skuadrave pas hedhjes së shortit të Champions League

Pak minuta më parë është hedhur shorti i Champions League. Një grup ferri do të jetë ai C, teksa Barcelona, Bayern Munchen dhe Interi do të luftojnë për dy vendet e para. Zikaltërit ishin ekipi i tretë që iu bashkangjitën këtij grupi, ndërsa u pa qartazi fytyra e dëshpëruar e Zanetit pasi goglat treguan fatin e këtij sezoni. Nga krahu tjetër Milani do të përballet me Chelsea dhe Juventus me PSG, por këto takime duket të jenë thjeshtë për të caktuar vendin e parë. Reali i Madridit ka një rrugë të shtruar me petale, pasi kampioni aktual i Europës do të përballet me Leipzig, Shakhtar dhe Celtic.

Grupi A: Ajaks, Liverpul, Napoli, Rangers

Grupi B: Porto, Atletico Madrid, Leverkusen, Club Brugge

Grupi C: Bayern Munchen, Barcelona, Inter, Plzen

Grupi D: Frankfurt, Totenham, Sporting, Marsellie

Please follow and like us: