Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Pirgu me dedikim të jashtëzakonshëm për maestron e tij

Mirënjohja është virtyt, e ajo, padyshim rreshtohet në mesin e morisë së vlerave të Saimir Pirgut, sic na e kujtoi dhe vetë së fundi ylli i artit operistik shqiptar me dedikimin e ndjerë për ish-maestron e tij, të madhin Luciano Pavarotti. Këngëtari ndoshta më popullor në historinë e operas, u nderua sot më në fund me një yll në Walk of Fame, 15 vjet pas largimit nga jeta. Një nderim i shumëmerituar (e ndoshta i vonuar), të cilin Pirgu e përshendeti me fjalët më të bukura. “Më dukej sikur po ecja nëpër kozmos, për të gjetur një hapësirë ​​ku do të pozicionohej ylli i Luciano Pavarottit. Ylli i tij, më i shndritëshmi i plejadës sonë, është tani në Hollywood Boulevard ku e gjithë bota të mund ta vlerësojë….Teksa ecja drejt vendit tempull, ku do inaugurohej ylli i Luciano Pavarotti-t.. (më radianti mes asaj yllësie…), përkrah vajzës së tij, Christina Pavarotti, ndieva ato çaste të më pushtojë një forcë e çuditshme, prej së larti, si erë hyjnore… M’u bë sikur eca mbi një shtrojë qiellore përkrah Luciano Pavarotti-t, si përkrah vetë Zotit, nën zërin e tij mahnitës që e mbuloi kryefund Los Angeles-in dhe u shtri përtej në univers… Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër! Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit”, ka shkruar tenori i talentuar shqiptar.

Please follow and like us: